Haradinaj: Sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë

Aktuale

Haradinaj: Sundimi i ligjit është prioritet i Qeverisë

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 13:57
Ramush Haradinaj dhe Alexandra Papadopoulou

Kryeministri Ramush Haradinajd deklaroi se institucionet vendore kanë ngritur kapacitetet për një shtet ligjor e funksional në tërë territorin e Kosovës.

Haradinaj këtë e tha gjatë takimit me shefen e EULEX-it, Alexandra Papadopoulou, me të cilën kanë diskutuar për angazhimin e përbashkët në fuqizimin e mëtejmë të sundimit të ligjit.

“Vlerësuam se, hapat konkret në fuqizimin e sundimit të ligjit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si e vetmja rrugë që garanton zhvillimin e vendit, kanë shënuar progres të dukshëm”, tha Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat