Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me monopolin e Homologimit

Aktuale

Dorëzohet kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me monopolin e Homologimit

Nga: A.M. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:23
Kuvendi i Kosoves

Lëvizja Vetëvendosje ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj.

Në njoftimin për media thuhet se kanë thirrur këtë seancë për ditën e premte, në ora 10:00

“Sot u dorëzua kërkesa për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj.

Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej.

Deputetët nëshkrues e kanë thirrur këtë seancë për ditën e premte, dt 28 qershor, ora 10:00”, thuhet në njoftimin për media të VV-së

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat