VV kërkon seancë të jashtëzakonshme për homologim të veturave

Aktuale

VV kërkon seancë të jashtëzakonshme për homologim të veturave

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:23
Foto

Lëvizja Vetëvendosje sot ka dorëzuar një kërkesë për seancë të jashtëzakonshme lidhur me çështjen e homologimit dhe pasojave e dëmeve prej saj.

"Siç është në dijeni dhe opinioni i gjerë Qeveria dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit nuk po merr masa për ta ndalë këtë monopol të dëmshëm që ka filluar prej vitit 2009 dhe po tentohet që të vazhdohet edhe më tej.”, thuhet në një njoftim nga VV.

 Deputetët nëshkrues e kanë thirrur këtë seancë për ditën e premte, në orën  10:00.
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat