Haziri flet për përjashtimin e Arban Abrashit nga gara dhe karriget fluturuese në LDK

Aktuale

Haziri flet për përjashtimin e Arban Abrashit nga gara dhe karriget fluturuese në LDK

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 18:29
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri ka folur në emisionin Frontal për përleshjet që kanë ndodhur në disa nëndegë gjatë procesit të zgjedhjeve të brendshme në partis, derisa, ka përmendur edhe përjashtimin nga gara të Arban Abrashit e Hazir Borvcit.

Duke folur, Haziri ka thënë se sipas tij kjo është ekzagjeruar pasi që përleshjet kanë ndodhur në tre lokalitete të vogla.

“Me thanë të drejtën mendoj që është pak e ekzagjerume. Ne i kemi shumë nëndegë, e në tri prej tyre kemi pas tensione e probleme që janë kanë të papritura e të papranueshme e për pasojë na kanë shkaktuar imazh të keq. I kemi tri lokalitete të vogla tani, procesi i tillë është mbyllë ka qenë në Gjilan tre herë më i mirë. 51 për qind e strukturave janë ndrru. Ne kem qef me u sjellë shpesh deklaritivisht. Zgjidhen problemet me dialog me kompromis”, tha Haziri, derisa shtoi se këto raste e kanë prekur LDK’në në tolerancë, e në politikën paqësore që është sipas tij ideologji e partisë.

“Ne na kanë prek në ideologji jemi lëndu në tolerancë. Është prekë toleranca jonë. Poltikën paqësore të LDK’së po dojnë me e paraqit si të dhunës. LDK po dojnë me lëndu në substancë. E pranoj që është menaxhim jo i mirë i autoriteteve tona, konkurenca është vlerë jo politikë. Në demokraci nuk humb kërkush. Nuk janë zgjedhjet me eliminu njerëz, po me bashku. Lajmi që në tubimet tona me hi edhe ata që kanë hi prej një partie tjetër te LDK’ja. Tendenca që përcaje LDK është e gabueshme. Një herë ka ndodhë ne emër të LDK me fitu dikush në vitin 2006. Këto tre raste po i trajtojmë si raste të izolume”, shtoi ai.

Sa i  përket përjashtimit nga gara të Arban Abrashit e Hazir Borocit, kjo sipas Hazirit është masa më e butë që Lidhja Demokratike ka mundur të marrë, karshi rastit.

“Është masa më e butë që LDK ka mujt me marrë. Unë jam solidarizu në kuptimin politik, nuk duhet me leju që rivalitetet politike të bëhen armiqësi politike. LDK nuk ju takon funksionarëve të saj, dhe nuk e meritoj LDK që për funksionarët e saj të gjuhen me karrigë.

”Arbani është kandidati jonë që LDK e ka qu në fitore, ai edhe sot edhe 100 vjet duhet me u ni i tillë. Arbani nuk duhet me u ni i përjashtume as z.Borvci, LDK ka kuvendi më të mëdha se Dega e III”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat