Jahjaga në Itali: Serbia para 20 vite është munduar të zhvesh dinjiteti njerëzor të shqiptarëve

Aktuale

Jahjaga në Itali: Serbia para 20 vite është munduar të zhvesh dinjiteti njerëzor të shqiptarëve

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 19:42
Atifete Jahjaga, së bashku me Ambasadoren Alma Lama, deputetet Znj. Mexhide Mjaku-Topalli, Znj. Saranda Bugujevci dhe Znj. Vasfije Krasniqi-Goodman

Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, së bashku me Ambasadoren Alma Lama, deputetet Znj. Mexhide Mjaku-Topalli, Znj. Saranda Bugujevci dhe Znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, kanë marr pjesë në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, të udhëhequr nga Kryetarja Marta Grande.

Gjatë kësaj seance janë shpalosur shpalosëm kërkesën për ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë.

“Sot, në seancën dëgjimore në Komisionin për Punë të Jashtme të Dhomës së Deputetëve të Parlamentit të Italisë, të udhëhequr nga Kryetarja Marta Grande, unë së bashku me Ambasadoren Alma Lama, deputetet Znj. Mexhide Mjaku-Topalli, Znj. Saranda Bugujevci dhe Znj. Vasfije Krasniqi-Goodman, e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, shpalosëm kërkesën tonë për ndëshkim të krimeve të luftës të ushtruara nga pala serbe në Kosovë, specifikisht, përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte dhe vënien e drejtësisë në vend” ka shkruar Jahjaga.

Jahjaga, përmes një postimi në Facebook ka thënë se Serbia para 20 vite është munduar të zhvesh dinjiteti njerëzor të shqiptarëve.

“Serbia para 20 vjetesh synoi të na zhvesh nga dinjiteti njerëzor duke kryer një fushatë të egër të dhunimeve seksuale me qëllim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga Kosova” ka shtuar me tej Jahjaga.

“Pasojat e luftës kanë bërë kthimin në normalitet shumë te vështire. Lufta nuk ka ndikuar vetëm në lidhjet ndër-etnike. Ajo ka përçarë komunitete gjithashtu. Përdorimi i përdhunimit si mjet lufte ka pasur për qëllim që të beje luftën të zgjasë përgjithmonë”

Sipas, ish-presidentës e vetmja mënyrë për ti ndihmuar këto gra dhe burra është drejtësia.

“Unë kam takuar qindra gra dhe burra të mbijetuar nga dhuna seksuale. Përjetimi i tyre i dhimbshëm është ende i gjallë, prej të cilit ato ende vuajnë nga lëndimet trupore dhe simptomat e rënda të çrregullimit të stresit post-traumatik.Mënyra e vetme për t’i ndihmuar këto gra dhe burra që te vazhdojnë jetën pas tmerreve të luftës është drejtësia” ka vazhduar me tej ish-presidentja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat