Vjosa Osmani për takimin sekret në Berlin: Kush po i diskuton këto tema

Aktuale

Vjosa Osmani për takimin sekret në Berlin: Kush po i diskuton këto tema

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:44
Vjosa Osmani

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka folur për takimin e fshehtë, i kryesuar nga Avni Arifi i cili nuk kishte mandat për këtë takim.

Osmani e ka quajtur takim të fshehtë atë të ekipeve teknike javën e shkuar.

Ajo ka thënë se nuk pajtohet as me dërgimin e Avni ARifit në takimin e procesit të dialogut

Ajo tha se çështja është se kush po i diskuton këto tema dhe se ne si opozitë nuk jemi pjesë e debatit dhe as këtyre temave.

“Në asnjë mënyrë nuk ka pasë kërkes nga shtetet si SHBA, Gjermania, Franca, që asociacioni me të drejta të plota ekzekutive të jetë zgjidhje për marrveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë”, tha Osmani në KTV.

Media para disa ditëve kishte raportuar se Ambasadori i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, Avni Arifi, ka bërë shkelje flagrante të rregulloreve për diplomatë të Ministrisë së Punëve të Jashtme, me shkuarjen e tij në Berlin.

Arifi as nuk e ka respektuar Qarkoren e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe as nuk e ka lënë asnjë të ngarkuar të përkohshëm me punë në Emiratet e Bashkuara Arabe.

Madje, ai as nuk e ka lajmëruar fare Ministrinë e Punëve të Jashtme, obligim ky të cilin e ka çdo shef i misionit diplomatik dhe çdo diplomat i akredituar në çdo vend pritës, të cilët nuk mund të largohen nga ai vend pa miratimin e Sekretarit të Përgjithshëm, Drejtorit të Përgjithshëm dhe Kabinetit të MPJ-së.

Praktikisht, me shkuarjen e tij të fshehtë në Berlin, ambasadori Avni Arifi e ka mbyllur Ambasadën e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat