Akuzohej për ngacmim seksual, pushon procedura disiplinore ndaj profesorit

Aktuale

Akuzohej për ngacmim seksual, pushon procedura disiplinore ndaj profesorit

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 20:44
Ilustrim

Këshilli i Etikës ka vlerësuar se nuk ka rast të provuar sipas Kodit të Etikës.

Në korrik të vitit 2018, një specializante e mjekësisë, kishte drejtuar akuza ndaj profesorit Milaim Sejdini, me pretendimet se i njëjti e kishte ngacmuar atë seksualisht.

Ajo thoshte se ky rast kishte ndodhur në vitin 2015.

Madje kundër avancimit të profesor Sejdinit u mbajtën disa protesta, ku u kërkua suspendimi i tij.

Mirëpo në vendimin që ka siguruar T7, Këshilli i Etikës në Universitetin e Prishtinës, tashmë ka ndërprerë të gjitha procedurat disiplinore ndaj profesorit Milaim Sejdini.

E nga Këshilli kanë ofruar disa arsyetime, pse është marrë ky vendim.

Nga ky organ, thuhet se nuk është në natyrën e tyre që të zhvillojnë hetime në mënyra të tjera, përvec se të shqyrtojë dokumentacionin dhe të verifikojë dëshmitë e palëve.

Këtë vendim të Këshillit të Etikës e konfirmon edhe avokati i Milaim Sejdinit.

Madje sipas avokatit të tij, Milaim Sejdini ka në plan t’i padisë ata që sipas tij raportuan gjëra të pavërteta.

Ndërkohë në Prokurorinë Themelore në Prishtinë, ekziston një lëndë me emrin e Sejdinit, mirëpo në këtë rast si viktimë.

Ky nuk është profesori i vetëm, ndaj të cilit ekzistonin dyshime për ngacmim seksual ndaj studenteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat