Zyrtarët e LDK-së në Mitrovicë tregojnë të vërtetën e “përleshjes” së sontme

Aktuale

Zyrtarët e LDK-së në Mitrovicë tregojnë të vërtetën e “përleshjes” së sontme

Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:16
LDK

Anëtari i LDK-së në Mitrovicë Faton Peci, ka demantuar raportimet në media për incident procesin zgjedhor të nëndegës së kësaj partie në fshatin Bare.

I kontaktuar Peci ka thënë se mbarë vajtja e procesit ka shkuar në rregull dhe nuk ka pasur asnjë konflikt të vetëm mes anëtarëve të partisë.

“Asnjë incident, as sharje e as ofendime. Aty ka pasur debakël në vota, njeri kandidat ka marrë vetëm 12 derisa tjetri 67 vota”, tha Peci, duke shtuar më tutje se humbësi i kësaj gare ka qenë shofer i kandidatit që ka siguruar shumicën e votave, raporton GazetaBlic.

Edhe kryetari i LDK-së në Mitrovicë Safet Kamberi, tha se nuk ka pasur konflikt gjatë procesit zgjedhor.

“Unë tani fola me kryetari e sapozedhur në nëndegën e Barës dhe me konfirmoj që nuk ka pas knflikt gjatë proqesit zgjedhor”, u shpreh Kamberi.

Një përplasje fizike midis pjesëtarëve të LDK-së kishte ndodhur gjatë muajit maj në nëndegën e Qendrës në Mitrovicë. Për këtë incident kishte pasur akuza se sulmi është tendencë e njerëzve të SHIK-ut brenda partisë me qëllim për ta dëmtuar LDK-në.

Procesi zgjedhor në LDK nuk ka shkuar mirë as në qytete tjera. Së fundi përleshje kishte edhe në LDK-në e Podujevës dhe në atë të Veternikt. E kjo ka shtyer kryetarin e partisë Isa Mustafa që të anuloj të gjitha ato procese zgjedhore në ato degë apo nëndegë ku ka incidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat