Gjuriq: Prishtina po shpërndan lajme të rrejshme për ndotjen e liqenit të Ujmanit

Aktuale

Gjuriq: Prishtina po shpërndan lajme të rrejshme për ndotjen e liqenit të Ujmanit

Nga: F. B. Më: 26 qershor 2019 Në ora: 22:33
Marko Gjuriq

Drejtori i (ashtuquajtur) i Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovë Marko Gjuriq ka deklaruar sonte se Prishtina nga dëshpërimi po shpërndan lajme të rrejshme për ndotjen e ujit të liqenit te Ujmanit (Gazivodes).

Si thuhet serbët që nga e premtja do të kenë burim të furnizimit me ujë dhe nuk do t varen më nga”pulla” në Prishtinë.

Si thuhet në një kumtee të lëshuar nga zyra që drejton Gjuriq " Është i shokuar me faktin se Prishtina po lavdërohet me atë se nga aksionet e saj nuk ka qumësht në spitale dhe në raftet e dyqaneve në veri të Kosovës ", shkruan "Bota sot".

"Çka duhet akoma të ndodhë, që e ashtuquajtura bota e civilizuar të ngritet dhe të ndal taksat dhe masat e dhunshme që përcjellin ato dhe që realizohen me qëllimin e vetëm dëbimin e banorëve serbë” ka thënë Gjuriq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat