Imer Gashi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Aktuale

Imer Gashi dekorohet me Medaljen Presidenciale të Meritave

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 09:51
Hashim Thaçi dhe Imer Gashi

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dekoroi me Medaljen Presidenciale të Meritave kultivuesin e kamotshëm të muzikës folklorike dhe ruajtësin e vlerave dhe traditave tona kombëtare Imer Gashin.

“Imeri është djali i Sefë Mleqanit dhe së bashku me vëllezërit e tij, njërin prej tyre Hero të Kosovës, me këngë dhe pushkë frymëzuan gjenerata të tëra për t’i dalë në mbrojtje atdheut”, shkroi Thaçi.

Sipas tij, familja e Sefë Mleqanit ishte vatër e atdhetarizmit edhe gjatë luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat