Hoti: LDK mbështet idenë për sponsorizim të sportit

Aktuale

Hoti: LDK mbështet idenë për sponsorizim të sportit

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 11:15
LDK

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka thënë se e mbështesin plotësisht idenë për sponsorizim të sportit.

Hoti ka thënë se edhe më herët janë marrë me këtë çështje, porse e njëjta është prolonguar. 

Ai ka bërë të ditur se LDK mbështet të dy variantet për sponsorizim të sportit, atë të propozuar nga deputeti Bekim Haxhiu, që nënkupton mundësinë e sponsorizimit të sportit në maksimum 30 milionë euro, dhe amendamentin që e ka dhënë Komisioni për Buxhet dhe Financa, ku mundësia për sponsorizim të sportit është 300 milionë euro. 

Hoti: E mbështesim cilindo variant

“Grupi jonë parlamentar e mbështet cilindo prej varianteve. Sigurisht, ne do të parapëlqenim variantin që sponsorizimi të bëhet nga fitimi bruto, por ne do të japim votën tonë për cilëndo variantë që hedhet këtu në votim”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat