Cakolli: KDI kishte ofruar analizë të ligjit në fjalë, ku ishin listuar nenet problematike

Aktuale

Cakolli: KDI kishte ofruar analizë të ligjit në fjalë, ku ishin listuar nenet problematike

Nga: M.H Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:15
Eugen Cakolli

Ekipi Dialogues, me vendimin e Gjykatës është shpallur antikushtetues si dhe pa kompetenca për dialogun me Serbinë.

Lidhur me këtë çështje reagoi edhe hulumtuesi nga KDI, Eugen Cakolli, ai përmes rrjetit social Facebook, shkroi që Qeveria duhet të jetë institucioni i vetëm përgjegjës.

Ai ndër të tjera shkroi që KDI kishte ofruar analizë të ligjit në fjalë, ku ishin listuar nenet problematike.

Postimi i plotë:

Delegacioni Shtetëror paska humbur edhe betejën kushtetuese lidhur me rolin dhe funksionin e tij në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi.

Përveç pjesës së vlerësimit të tërësisë së ligjit si jokushtetues, pjesa më e rëndësishme e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese është pika 97 e tij - që kompetencat për të përfaqësuar Republikën e Kosovës i’a njeh vetëm Qeverisë së Kosovës, ndërsa roli i Presidentit theksohet të jetë vetëm i karakterit konsultativ me Kryeministrin.

Pra, në fazën e ashtuquajtur “përmbyllëse” të dialogut, Qeveria duhet të ketë primatin e udhëheqjes. Të gjitha formatet e zgjeruara, me qëllim të gjithëpërfshirjes së spektrit politik janë të mirëpritura, por të njëjtat duhet të jenë në përputhje me politikën e jashtme që zbatohet nga Qeveria dhe mbikëqyret nga Kuvendi.
Qeveria duhet të jetë institucioni i vetëm përgjegjës, si për përfitimet apo dëmet eventuale që mund të sjellë procesi i dialogut Kosovë-Serbi.

Lidhur me këtë çështje, #KDI kishte ofruar analizë të ligjit në fjalë, ku ishin listuar nenet problematike, të cilat janë vërtetuar sot nga Kushtetuesja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat