Besian Mustafa për Shpend Ahmetin: Çka lypi ky këtu, a din dikush?!

Aktuale

Besian Mustafa për Shpend Ahmetin: Çka lypi ky këtu, a din dikush?!

Nga: A.M. Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:39
Besian Mustafa

Zëdhënësi i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Besian Mustafa,  ka reaguar pasi që  Gjykata Kushtetuese  e shpalli Ekipin negociator antikushtetues .

Ai përmes një postimi në Faceboo, ka shkruar se Qeveria, Presidenca dhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti  sot duhet të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës dhe të dorëhiqen menjëherë për këto shkelje.

Postimi i plotë:

Nga “unë s’di me u marrë me dialog, po i kryej punët e shpisë” në “po i korrigjomë kufijtë dhe territoret me Serbinë” e deri tek i ashtuquajturi “ekip negocatior”, secili veprim ikje nga përgjegjësia kushtetuese dhe shkelje të Kushtetutës! Qeveria, Presidenca dhe kryetari i Prishtinës (cka lypi ky këtu, a din dikush?!) sot duhet të kërkojnë falje para qytetarëve të Kosovës dhe të dorëhiqen menjëherë për këto shkelje, për humbje kohe, për shkatërrimin e ardhmërisë sonë dhe për shkatërrimin e marrëdhënieve me SHBA dhe BE!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat