Deda: Sot përfundoi edhe roli i presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë

Aktuale

Deda: Sot përfundoi edhe roli i presidentit Thaçi në dialogun me Serbinë

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 15:53
Ilir Deda

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Ilir Deda ka komentuar vendimin e Kushtetueses për Ekipin Negociator.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se sot ka përfunduar edhe roli i presidentit Thaçi në këtë proces.

Sipas tij, vetëm Qeveria dhe kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese të mirren me dialog.

Ky është postimi i plotë i Dedajt në Facebook:

Mbas gati dy viteve u sqarua se nuk mund të ketë më “dialog Presidentësh”. Sot përfundoi edhe roli i Hashim Thaçit në dialogun me Serbinë.
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin zhbëhet Delegacioni Shtetëror për dialog me Serbinë e sjell edhe një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm – e sqaron kush ka mandat të udhëheqë dialogun me Serbinë.
Vetëm Qeveria dhe Kryeministri kanë të drejtë dhe bazë kushtetuese që të mirren me dialog – pikat 86, 87, 97, 98 dhe 107 të aktvendimit.
Ndërsa, Kuvendi e ka mandat, pra obligim, mbikqyrjen e politikës së jashtme dhe sigurisë, do të thotë dialogun me Serbinë – pikat 92 dhe 93 të aktvendimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat