Maloku: Deputetët po synojnë vetëm interesat e tyre, pagat e majme dhe privilegjet

Aktuale

Maloku: Deputetët po synojnë vetëm interesat e tyre, pagat e majme dhe privilegjet

Nga: A.SH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:34
Fadil Maloku

Kjo legjislaturë aktuale po konsiderohet më e dobëta pas luftës. Edhe pse në këtë legjislaturë nuk po shohim ndonjë punë të madhe nga ana e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, shumë ligje mbesin pa u votuar, por ama, nuk i refuzojnë mëditjet dhe udhëtimet jashtë vendit.

Në lidhje me këtë sociologu Fadil Maloku në prononcim për gazetën “Bota sot” ka thënë se,  ideja e mocionit, dorën në zemër është vetëm një “lojë” në tentativë, e Presidentit Thaçi, për ta disiplinuar (përmes LDK-së) qeverinë aktuale centaur, të Ramushit.

Sipas tij, s’ka asnjë shanse të vetme që deputetët aktual, me (MOCION) gishtat e tyre, duke e rrëzuar këtë qeveri, t’i varrosin privilegjet dhe rrogat e majme që i gëzojnë.

”Atyre deri në fund të shtatorit, u numërohet (belesh!) mandati i plotë edhe për dy vitet e ardhshme. Definitivisht. Deputetet aktual, janë duke synuar vetëm mbrojtjen e interesave të tyre, që ndërlidhen ekskluzivisht me pagat e majme, dhe me privilegjet. Kjo është një papërgjegjësi e plotë e këtyre njerëzve që morën si mundën votën qytetare”, ka përfunduar Maloku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat