Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit!

Aktuale

Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit!

Nga: Z.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 16:55

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj është takuar sot me ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, përcjell “Bota sot”.

Haradinaj këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se çmojmë kontributin e madh të Italisë dhënë Kosovës në shtetndërtim.

Postimi i plotë:

Italia, partnere e rëndësishme në konsolidimin ndërkombëtar të vendit!

Sot prita në takim ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin biseduam për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Italisë, mundësinë e thellimit të partneritetit ekonomik si dhe për rolin dhe kontributin në vazhdimësi të Italisë në proceset integruese të Kosovës drejt Bashkimit Evropian dhe NATO.
Ne çmojmë kontributin e madh të Italisë dhënë Kosovës në shtetndërtim!RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat