Pacolli takon homologen e tij bullgare, ja çfarë diskutuan

Aktuale

Pacolli takon homologen e tij bullgare, ja çfarë diskutuan

Nga: Z.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:03
Pamje nga takimi

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, ka bërë të ditur se është takuar me homologen e tij Ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva, të cilës i është mirënjohës për mbështetjen e saj parimore për liberalizimin e vizave për Kosovën përcjell “Bota sot”.

Pacolli këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook ku ka shkruar se Evropa duhet të tregojë lidership, të mos tërhiqet nga rajoni ynë.

Postimi i plotë:

Mirënjohës ndaj homologes time, Ministres së Jashtme bullgare Ekaterina Zaharieva për mbështetjen e saj parimore për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe nevojën që anëtarët e BE të "përmbushin premtimet e tyre" për reformat që ka ndërmarrë Kosova. Evropa duhet të tregojë lidership, të mos tërhiqet nga rajoni ynë. Kosova ka përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara. Komisioni Evropian dhe Parlamenti Evropian i kanë njohur reformat tona. Tani koha për të vendomarrje. Sfidat e brendshme në BE nuk janë justifikim për ta mbajtur popullin e Kosovës të izoluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat