Deputeti i LDK-së “godet” të dhjetë burrat e ekipit dialogues: S’përfaqësonin as 5-6% qytetarë

Aktuale

Deputeti i LDK-së “godet” të dhjetë burrat e ekipit dialogues: S’përfaqësonin as 5-6% qytetarë

Nga: A.ZH Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:16
Ekipi negociator i Kosovës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka thënë se ekipi dialogues u zhbë, pasi dialogu, nuk mund të kontraktohet dhe të delegohet.

Ai ka thënë se dialogu nuk mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria dhe se punët e shtetit e kanë një rend.

Sipas tij, të dhjetë burrat e ekipit, bashkë nuk përfaqësonin as 5-6% qytetarë, përcjell Bota sot.

Deputeti i LDK-së, ka theksuar se bashkë me ekipin dialogus, u zhbënë edhe ekipet e dajve, nipërve dhe akrabave.

Reagimi i Abdixhikut:

Gjashtë muaj më parë, Ekipi Negociator i ishte kushtëzuar me votimin e buxhetit. Votimi i buxhetit i siguronte jetë Qeverisë PAN. Mosvotimi i tij nënkuptonte fund të skenës më të rëndë politike në vend. Buxheti ishte votuar. Në këmbim ishte ndërtuar një ekip me dhjetë burra e ca, që thonin se përfaqësonin Kosovën. Të dhjetë burrat bashkë s’përfaqësonin as 5-6% qytetarë. Kjo për ta kishte pak rëndësi.

Gjashtë muaj më pas - me inicitativë të përbashkët LDK dhe VV - siç dhe pritej nga secili me minimalisht dije për shtet, Ekipi Negociator u shpall kundërkushtetues. Dialogu s’mund të kontraktohet. Dialogu s’mund të delegohet. Dialogu s’mund të udhëhiqet nga askush tjetër veçse nga Qeveria. Shteti s’është punë axhamizmi politik. Punët e shtetit megjithatë kanë një rend.

Ekipi u zhbë. Me të dhe ekipet me nipër, dajë e akraba. Jokushtetues të gjithë. Por Kosovës i mbetet ende Qeveria PAN. Kjo njollë kapjeje do të harrojej tashmë po të mos votohej buxheti gjashtë muaj më parë. Sot Kosova do të kishte një Qeveri të re që s’fshihet rrugicave të Evropës në takim me Serbinë, por që e ballafaqon atë mençur e botërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat