Deputetja e VV-së: Dilni, matuni në zgjedhje, o njerëz antikombëtarë e antikushtetues

Aktuale

Deputetja e VV-së: Dilni, matuni në zgjedhje, o njerëz antikombëtarë e antikushtetues

Nga: Z.B Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:36
Kuvendi i Kosoves

Sot Gjykata Kushtetuese sipas një aktgjykimi të sapo shpallur, e kanë shpallur Ekipin negociator antikushtetues.

Për këtë ka reaguar edhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Drita Millaku, e cila ka pyetur se deputetë që votuan diçka antikushtetuese a duhet të japin dorëheqje e të shkojnë në shtëpi, përcjell “Bota sot”.

Millaku këtë i ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook e cila ka thënë se a ka ndonjë vend në botë që parlamenti e shkel kushtetutën përveç Kosovës?

Gjithashtu ajo i ka ftuar që të dalin në zgjedhje.

Postimi i plotë:

Ata deputetë që votuan diçka antikushtetuese a duhet të japin dorëheqje e të shkojnë në shtëpi?
E kjo qeveri që propozon delegacion antikushtetues a duhet të shkojë në shtëpi?
E këto paterica të qeverisë e presidentit a duhet të shkojnë në shtëpi?
A ka ndonjë vend në botë që parlamenti e shkel kushtetutën përveç Kosovës?
Dilni, matuni në zgjedhje, o njerëz antikombëtarë e antikushtetues!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat