Nënkryetari i PDK-së: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Aktuale

Nënkryetari i PDK-së: Do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 17:45
Enver Hoxhaj

Nënkryetari i PDK-së, njëherësh zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj ka thënë se do të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë.

Ai përmes një shkrimi në rrjetin social, Facebook, ka thënë se partia së cilës që i takon në fillim ka besuar  se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.

Pavarësisht kësaj, Hoxhaj është shprehur se konsensusi politik në Kosovë është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë, që sipas tij do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB.

Ky është shkrimi i tij i plotë:

Ne do ta respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për Detyrat, Përgjegjësitë dhe Kompetencat e Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Procesin e Dialogut me Serbinë.  Nga fillimi, PDK ka besuar se Kosova ka institucionet legjitime për ta udhëhequr procesin e dialogut duke respektuar Kushtetutën e vendit.  Ne vazhdojmë të besojmë, se megjithatë, konsensusi politik është i nevojshëm për ta arritur marrëveshjen finale me Serbinë që do të përfundonte me njohje të ndërsjelltë dhe ulëse në OKB.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat