Lladrovci thotë se gabuan që hynë në koalicion me Haradinajn dhe Limajn

Aktuale

Lladrovci thotë se gabuan që hynë në koalicion me Haradinajn dhe Limajn

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:06
Ramiz Lladrovci

Kadri Veseli i kishte premtuar Ramush Haradinajt se do ta bënte kryeministër dhe nuk e tërhiqte prapa fjalën e tij.

Këtë në Rubikon e tha bashkëpartiaku i tij, Ramiz Lladrovci, kryetar i Drenasit.

Madje ai tha se ishte edhe ndërmjetësues, bashkë me kryetarin e Obliqit, Xhafer Gashin, që PDK e AAK të arrinin marrëveshje parazgjedhore.

“Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli e ka një të metë siç e kam edhe unë, i ka thënë Ramush Haradinajt që kam me të qit si kandidat dhe do të të bëjë kryeministër. Edhe e ka ba. Nuk ka pas asgjë të keqe sepse kanë qenë bashkëluftëtarë, kanë qenë miq e shokë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat