Skenari i Thaçit pasi që u shua Ekipi Negociator

Aktuale

Skenari i Thaçit pasi që u shua Ekipi Negociator

Nga: D.RR Më: 27 qershor 2019 Në ora: 21:19
Hashim Thaçi

Ish agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka thënë se Kosova duhet të përgatitet edhe për më keq, pas vendimit të Kushtetutës për ekipin negociator.

Ai thotë se tani presidenti Thaçi mund ta rrëzoj qeverinë Haradinaj dhe t’i hap rrugë vetes që të bëj marrëveshje me Serbinë.

Postimi i plotë i Miftarit në Facebook:

Kosova duhet të përgatitet edhe për ma keq!

Pas vendimit të kushtetueses e që veprojnë sipas urdhrave të Thaçit pritet dorëheqja e komisionit që mbikëqyr bisedat me Serbinë, pastaj nëse ka nevojë Hashim Thaçi e rrëzon qeverinë e Ramush Haradinaj për 5 minuta ...që pastaj ja hap vetës rrugën të mos ketë tjetër shqiptar vendimarrës në biseda me Serbinë.
Dhe kështu Thaqi ti ket duart e lira për ta nda pastaj pa brenga Kosovën me Serbinë që ta shpëton veten nga dosjet e trefishta,por edhe nga barra e vrasjeve politike dhe vrasja komandantëve të luftës që i ka urdhëruar apo ika ndihmuar vet.!
Normal këtë humbje të vendit Thaçi do të tenton ta shpall si fitore si vepron gjithmon kur humbjet i reklamon si suksese të tija,por kët humbje dota maskoj kinse si marrveshje përfunditari me Serbin e cila ka humbur Kosoven 1999 me luft por po fiton territor tê Kosoves në biseda me vazalin e tyre në Kosovë Hashim Haxhi Thaqin .!
Kufomat e zhdukura,krimet e luftes,damet e luftes,dhinimet,pastrimi etnik shkojn për në bisht të Laraskes pastajn jet neve shqiptarve na jet vetëm që edhe ti kerkojm falje Serbis që nuk ka mujt të na vras të na zhduk të gjithve neve Shqiptarve në Kosovë.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat