Një muaj nga telefonata kërcënuese që trazoi shtetin, asnjë i dyshuar

Aktuale

Një muaj nga telefonata kërcënuese që trazoi shtetin, asnjë i dyshuar

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 22:22
Kërkimet kishin zgjatur afër pesë orë, ndërkaq që ishin bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit.

Një muaj kanë kaluar që nga telefonata e cila i trazoi institucionet e sigurisë në Kosovë.

Saktësisht më 24 maj të këtij viti, një telefonatë e ardhur në Policinë e Kosovës kërcënonte me bombë Këshillin Gjyqësor të Kosovës e Prokurorinë Speciale.

Pas më shumë se katër orë e gjysmë kërkimesh nga Njësite të Ndryshme të Policisë së Kosovës, në objektet në fjalë nuk ishte gjetur diçka e dyshimtë.

Por, një muaj më pas, hetimet për gjetjen e personit të cilit e kreu telefonatën nuk kanë dhënë ndonjë rezultat.

Kjo është konfirmuar nga një përgjigje dhënë nga Policia e Kosovës për lajmin.

Ata kanë bërë të ditur se janë dukei bashkërenduar veprimet hetimore me Prokurorinë Speciale, për mundësinë e identifikimit të të dyshuarve.

“Lidhur me rastin e kanosjes përmes thirrjes telefonike në Këshillin Gjyqësor tëKosovës, ju njoftojmë se në këtë fazë, në koordinim me prokurorinë speciale janë duke u kryer veprimet hetimore operative për mundësinë e identifikimit të tëdyshuarit/ve të mundshëm”, kanë thënë nga Policia e Kosovës.

Prokuroria Speciale e Kosovës në deklarimin për media që kishte bërë lidhur me rastin në fjalë, kishte treguar se kërcënuesi, i është referuar këtij institucioni si Gjykata Speciale.

Kërkimet kishin zgjatur afër pesë orë, ndërkaq që ishin bllokuar rrugët kryesore të kryeqytetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat