Aliu: Edhe Thaçi, edhe Haradinaj bënë shkelje kushtetuese

Aktuale

Aliu: Edhe Thaçi, edhe Haradinaj bënë shkelje kushtetuese

Më: 27 qershor 2019 Në ora: 23:31
Liburn Aliu

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, ka deklaruar se presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj kanë shkelur Kushtetutën e vendit.

Aliu ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se kështu ka konstatuar Gjykata Kushtetuese e Kosovës, nëpërmjet një vendimi që ka shpallur sot, duke e cilësuar antikushtetues Delegacionin Shtetëror për dialogun me Serbinë.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë kompetencë që nuk i takon me Kushtetutë”, ka thënë deputeti i VV’së.

“Ka bërë shkelje kushtetuese dhe veprime që janë në kundërshtim me kushtetutën”, është shprehur ai, duke iu referuar takimeve të Thaçit me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq.

“Kryeministri Haradinaj ka bërë shkelje, që e ka deleguar punën, detyrën”, ka theksuar Aliu, teksa ka kujtuar vendimin e Haradinajt për t’ia lënë në dorë Thaçit udhëheqjen e dialogut me Serbinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat