Metju Palmer: Të gjendet mënyra që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedimeve

Aktuale

Metju Palmer: Të gjendet mënyra që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedimeve

Nga: F. B. Më: 28 qershor 2019 Në ora: 09:52
Metju Palmer

Pikërisht në 30 vjetorin e fjalimit kontrovers të Sllobodan Millosheviqit në Gazimestan zëvendës ndihmës sekretari i shtetit të ShBA-ve Metju Palmer ka thënë se Beogradi dhe Prishtina duhet të kthehen në tavolinën e bisedimeve para zgjedhjeve lokale në Serbi të paralajmëruara për pranverën e ardhshme, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

„Kur është fjala për kalendar-et politike në Serbi dhe Kosovë , tash është dritarja e hapur për mundësinë që të kthehen në bisedime dhe të bëhet përparim “.

„Zgjedhjet në Serbi me gjasë do të mbahen në pranverën që vjen dhe em rëdnësi që bisedimet të vazhdojnë sepse cikli zgjedhor e vështirëson këtë “, tha Palmer.

Fjalimi i Millosheviqit në vitin 1989 në Gazimestan ku kreu i shtetit të atëhershëm SFRJ shënoi 600 vjetorin e Betejës së Kosovës më vonë është komentuar si fillim i fushatës për Serbinë e Madhe dhe shkatërrimin e Jugosllavisë.

Të vazhdohet dialogu

Bisedimet e Beogradit me Prishtinën janë në “pauzë” që nga nëntori i vitit që shkoi kur Kosova ka vendosur taksat 100 për qind në mallrat serbe. Është pritur se lëvizje mund të ketë më 1 korrik në samitin e Parisit ku liderët e Ballkanit Perëndimor duhej të ishin mysafir të presidentit francez Makron dhe kancelares gjermane Merkel.

Por një javë para kësaj date është kumtuar se samiti shtyhet për kohë të pacaktuar. Zyrtarët e Beogradit dhe Prishtinës kanë shkëmbyer akuza të ndërsjella për fajësinë e dështimit të kthimit në tavolinën e bisedimeve.

Palmer për BBC në gjuhën serbe ka thënë se është e nevojshme gjetja e mundësisë dhe mënyrës që Beogradi dhe Prishtina të kthehen në tavolinën e bisedimeve.

„Taksat që Kosova ka vendos në mallrat nga Serbia dhe Bosnja do duhej të hiqen dhe të vazhdoj dialogu” ka thënë Palmer.

Por nuk është përgjigjur direkt a mundet ky apo Vidovdani i ardhshëm të jetë historik në çështjen e Kosovës.

„Shpresoj se të dy palët mund të arrijnë marrëveshje për normalizimin e plotë të raporteve dhe kjo të ndodhë sa më shpejtë, por nuk do jepja ndonjë kornizë kohore për këtë”.

„Çdo gjë varet nga palët, sa do të jenë të gatshme të vazhdojnë atë rrugë – së pari të kthehen në tavolinën e bisedimeve e pastaj të arrijnë marrëveshje “, ka thënë Palmer.

ShBA këtë e thonë si partner që mbështet procesin dhe që do bëjë çdo gjë që të trimëroj dhe mundësoj dy palëve që të arrijnë marrëveshje.

„Kjo është në interesin e tyre, në interesin e gjithë regjionit dhe BE-së dhe ShBA-ve.“

Porosi të ngjashme ka pasur edhe nga terreni kur në qershor Palmer ka qëndruar në Beograd dhe në Prishtinë dhe ku ka takuar shumë zyrtarë të dy palëve.

Gjatë vizitës në Kosovë ai ka porositur se njohja e ndërsjellë është zgjidhja më e mirë, por iu mbetet Beogradit dhe Prishtinës të “vendosin dhe të pajtohen” nëse marrëveshja e normalizimit të raporteve të përfshijë edhe çështjen e demaskimit të kufirit.

Shtyrja e takimit të Parisit analistët nga ShBA dhe Serbia e kanë parë si mundësi që Uashingtoni më aktivisht të kyçet në dialog.

Palmer ka thënë se formati i bisedimeve me gjasë nuk do ndryshoj dhe se Uashingtoni në asnjë mënyrë nuk ka ndikuar në shtyrjen e samitit të Parisit.

„Amerika mbështet këtë proces, ne nuk jemi pjesë e bisedimeve, por mbështesim dialogun q nga fillimi.“

Ai thotë se përfaqësuesit e ShBA-ve të dy palëve iu kanë kumtuar qëndrimin amerikan dhe se punojnë me të gjithë përfaqësuesit me rëndësi në Beograd dhe Prishtinë.

„Ne inkurajojmë pushtetin në Prishtinë që të bëjë atë që është e domosdoshme për vazhdimin e dialogut, sikur që me pushtetin në Beograd bisedojmë për parametrat e marrëveshjes “.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat