Çuditet auditori, Ministria e Ambientit pagoi për atë të Kulturës për ti çuar disa persona në Venedik

Aktuale

Çuditet auditori, Ministria e Ambientit pagoi për atë të Kulturës për ti çuar disa persona në Venedik

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 11:39
Ilustrim

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka mbuluar shpenzimet e udhëtimit edhe për persona që nuk janë pjesë e këtij institucioni. Ata kanë marrë pjesë në ’Ekspozitën e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut”, derisa për udhëtimet e tyre janë paguar mbi 7 mijë euro.

Nuk punojnë në Ministri, por pavarësisht kësaj shpenzimet e udhëtimit për në bienalen e Venedikut iu janë mbuluar nga Ministria e Mjedisit dhe Planfikimit Hapësinor.

Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se MMPH’ja kishte marrë vendim për përkrahje financiare – mbulimin e shpenzimeve të udhëtimit (bileta aeroplani) në vlerë financiare prej 7,144€ për 14 persona për pjesëmarrje në ‘’Ekspozitën e 16 Ndërkombëtare të Arkitekturës në Bienalen e Venedikut”.

“Personat në fjalë nuk kanë qenë pjesë e Ministrisë dhe nuk dihet qëllimi i kësaj përkrahje apo përfitimi i ministrisë nga pjesëmarrja e tyre në ketë ngjarje. Vendimi ishte lëshuar në bazë të një kërkese, bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për të përkrahur mbulimin e pjesërishëm të shpenzimeve, pa ofruar ndonjë dokument mbështetës i cili do të tregonte qëllimin apo përfitimin e ministrisë nga kjo ngjarje”, thuhet në raport.

Auditori konsideron se shpenzimi i mjeteve financiare për personat që nuk janë pjesë e ministrisë dhe pa përfitime për ministrinë, si dhe mos arsyetimi i mjeteve të shpenzuara, tregon menaxhim jo adekuat të financave publike, dhe shpenzimet si të tilla, mund të konsiderohen shpenzime të parregullta.

Ndërkohë, ZKA’ja rekomandon Ministrin Fatmir Matoshi që të siguroj se çdo shpenzim i bërë nga buxheti i ministrisë bëhet për financimin e aktiviteteve të ministrisë, është i dokumentuar dhe është në përputhje me rregulloret financiare.

Ndryshe, sipas Udhëzimit Administrativ 2004/07, neni 2, udhëtimet zyrtare janë ato lëvizje të cilat kanë një destinacion apo qëllim i cili shërben për kryerjen e detyrave zyrtare të Qeverisë së Kosovës dhe të shërbimit civil.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat