Sherifi propozon ligjin antimonopol dhe dyshon se po bëhet homologim i vërtetë

Aktuale

Sherifi propozon ligjin antimonopol dhe dyshon se po bëhet homologim i vërtetë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:00
Bilall Sherifi

Shefi i Grupit Parlamentar NISMA, Bilall Sherifi, në seancën e sotme të jashtëzakonshme ka shprehur dyshimet e tij se a po bëhet homologim i vërtetë nga Eurolabi apo vetëm kontrolle teknike. Për zgjidhjen e monopolit të Devollëve ai propozi votimin e ligjit antimonopol.

“Nuk e di nëse bëhen homologime apo vetëm kontrolle teknike, sepse sipas Bashkimit Evropian homologimi duhet të bëhet në vazhdimësi”, tha Sherifi.

Ai gjithashtu tha se deputetët duhet të jenë për konkurrencë të lirë, në mënyrë që të rritet kualiteti i shërbimeve dhe rregullimi i çmimeve në treg. Ai poashtu propozoj ligjin antimonopol duke ia pamundësuar Devollëve benifitet e monopolit.

“Në jemi për konkurrencë të lirë, ne mendojmë se ligji antimonopol të kalohet në Kuvend. Të gjitha monopolet duhet t’i ndalojmë, rastet kur natyrisht mund t’i nënshtrohen konkurrencës së lirë. Është fjala për rastet kur mund të ofrohen shërbime nga më shumë kompani.”, shtoi Sherifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat