Konjufca: Limaj dhe Lekaj, pjesë të krimit në homologim

Aktuale

Konjufca: Limaj dhe Lekaj, pjesë të krimit në homologim

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:33
Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca

Shefi i GP të VV-së, Glauk Konjufca, në seancën e jashtëzakonshme për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave, theksoi se është e dhimbshme qysh ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj, në të njëjtën kohë që e ka marrë Udhëzimin administrativ për vazhdimin e homologimit ndaj kompanisë “Euro Labi”, ka shkëputur edhe marrëveshjen fakultetit të inxhinierisë mekanike në UP, për ta bërë testimin e automjeteve në Republikën e Kosovës.

Konjufca po ashtu tha se në rastin e homologimit janë bërë dy krime të mëdha, krimi i parë është i vitit 2008 me Udhëzim administrativ nga ish ministri Fatmir Limaj, dhe krimi dytë është bërë nga ministri aktual Pal Lekaj me Udhëzimin administrativ i cili në mënyrë automatike ia siguron vazhdimësinë monopolin në homologim kompanisë “Euro Labi”.

Konjufca: Ministri Lekaj nuk mund të fshihet pas monopolit

“Ministri Lekaj nuk mund të fshihet duke thënë që e kanë konsultuar çdo autoritet profesional dhe askush nuk ka dërguar vërejtje apo sugjerime. Unë me qëllim i mora këtë dokumentin 22 faqe nga fakulteti i inxhinierisë mekanike të Universitetit të Prishtinës. Ata kanë bërë vërejtje shumë profesionale ndaj Udhëzimit Administrativ të Pal Lekajt dhe prej të gjitha vërejtjeve që unë i lexova me vëmendje, konstatojnë një letër ankesë që asnjëra prej vërejtjeve dhe sugjerimeve të tyre nuk është marrë në konsideratë nga ministri Lekaj, sidomos për nenin(7.4) më problematik i cili është ajo esenca e garantimit të monopolit... aty ku formulohet e zeza mbi të bardhë, formulimi i monopolit lidhur me shfrytëzimin mesatar të kapaciteteve prej 85 përqind”, thekson Konjufca.

Seanca është duke vazhduar debatin me deputetë të tjerë lidhur me kërkesën e Lëvizjes Vetëvendosje për heqjen e monopolit lidhur me shërbimin e homologimit të veturave. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat