AAK: Pal Lekaj nuk është krijues i monopolit, janë partitë që kanë qenë në pushtet

Aktuale

AAK: Pal Lekaj nuk është krijues i monopolit, janë partitë që kanë qenë në pushtet

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 12:44
Ahmet Isufi

Shefi i GP të AAK-së Ahmet Isufi në seancën e jashtëzakonshme për çështjen homologimit të automjeteve, duke i dal në krahë ministrit të Infrastrukturës, Pal Lekajt, tha se përgjegjës të monopolit në homologimin e veturave janë të gjitha partitë që kanë që në pushtet që prej vitit 2008.

Isufi: Pal Lekaj nuk është krijues i monopolist, por janë partitë që kanë qenë në pushtet nga viti 2008

“U përmend këtu disa herë Pal Lekaj. Pal Lekaj nuk është krijues i kësaj situate, krijues të kësaj situate që nga viti 2008 janë partitë që kanë qenë në pushtet. Më së paku kanë të drejtë të flasin ata të cilët kanë ushtruar autoritetin ku kanë pasur përgjegjësi institucionale sikur ministri I Infrastrukturës dhe nuk I kanë bërë ndryshimet… Po ashtu në vitin 2017 ne patëm ligjin për automjete që në fakt I lejon ose I mundëson fushë veprimtarinë kësaj kompanie e cila ende më tutje është në angazhim”, deklaroi Isufi.

Deputeti Isufi vlerësoi se çmimet për shërbimet e homologimit janë më të larta se në disa vende të BE-së, për të cilat tha se duhet veprohet që të ndryshohet kjo gjendje.

Isufi duke thënë se AAK është kundër monopolit, theksoi se nëse ka vullnet politik brenda një jave mund të bëhen ndryshimet ligjore që mos të bëhet propagandë në foltoren e Kuvendit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat