Ja çfarë qëndrimi ka AAK për homologimin

Aktuale

Ja çfarë qëndrimi ka AAK për homologimin

Nga: Z.B Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:00
Foto

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe nënkryetari i AAK-së, Muharrem Nitaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur qëndrimin e Grupit parlamentar të AAK-së për homologimin, përcjell “Bota sot”.

Nitaj, ka shkruar se AAK është kundër monopolit në homologim, ai ka cekur se është kundër çmimeve të larta dhe se është kundër që kjo të ndodh vetëm në Prishtinë, sipas tij, homologimi duhet të bëhet edhe në qendra tjera.

Tutje, Nitaj ka shkruar se ligji është i keq dhe se duhet të ndryshojë ky ligj, krejt të tjerat janë politikë e lodhtë.

Postimi i plotë:

Qëndrimi i AAK-së për homologimin

AAK është kundër monopolit në homologim;
Është kundër çmimeve që janë te larta;
Është kundër qe homologimi te behet vetëm në Prishtinë, duhet të bëhet edhe në qendra të tjera;
Është kundër që veturat e reja t’i nënshtrohen këtij procesi...
Por te gjitha këto duhet të behën me ligj.
Ligji i sotëm, që është shumeëi keq, e që e ka votu legjislatura e kaluar, është shkaktar i kësaj katrahure.
Duhet te ndryshohet Ligji...krejt tjerat janë politike e lodht!MN

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat