Zeka: Sabri Novosellës iu kërkuan 800 mijë euro ryshfet për ndërtimin e një hoteli

Aktuale

Zeka: Sabri Novosellës iu kërkuan 800 mijë euro ryshfet për ndërtimin e një hoteli

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:44
Milaim Zeka

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka, ka folur në seancën e Kuvendit të Kosovës, ku po diskutohet për monopolin në homologim.

Ai pati shumë kritika edhe për deputetët të cilët kanë lidhje dhe janë të përshirë në kontrata të mëdha, duke thënë se në këtë shtet nuk frikësohet askush ngase nuk ka kryeprokurorë.

Kritika pati edhe për deputetin Luti Zharku, për të cilin tha se ka pasur mundësi për të shfuqizuar udhëzimin administrativ në kohën kur ishte ministër, e që nuk e bëri.

  “Çka ndodhë këtu me deputetë, ka plot deputetë që e dinë biografinë e tyre me kë janë të lidhur dhe nuk frikësohet kush në këtë shtet sepse ky vend nuk ka kryeprokurorë. Ne i sjellim vendimet me panikë. Ne e sollëm një Ligj për Dialog që më vonë doli të jetë antikushtetues. VV-ja e kuptoi në mënyrë absolute çka flet, por këta që kanë qenë pjesë të Qeverisë kush e ka pengu Lutfi Zharkun me shfuqizu atë udhëzim administrativ, askush. Kemi plot monopole këtu, kemi monopolin e rrymës këtu. Pse është vetëm një kompani e rrymës këtu, sepse janë mbrapa saj politikanë. Ahmet Isufi tha pse po fshehi, pse s’po kallxoni kush janë prapa homologimit, dmth Ahmeti e di po nuk po kallxon”,tha ai.

Deputeti i LDK-së, Luti Zharku, iu kundërpërgjigj atij.

“Milaimi duhet me vetë pse është bë homologimi dhe jo pse nuk është shfuqizuar”, tha shkurt ai.

Por, debati më pas mori kahje tjetër.

Deputeti Milaim Zeka, përmendi një rast sipas të cilit biznesmenit Sabri Novosella, MMP-ja i kishte kërkuar 800 mijë euro e më pas 600 mijë dhe dy banesa në Prishtinë në këmbim të lejes për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë.

“…Një biznesmen Sabri Novosella, pronar i banjës “Nana Naile” ka kërkuar me ndërtu në Brezovicë një hotel me pesë yje, ministria e Ambientit ia kanë kërkuar ryshfet 800 mijë euro pastaj kanë zbrit në 600 mijë euro dhe dy banesa në Prishtinë. Këtu shkon në burg kujt ia fut ai portali i nëntokës. Ku është shteti që nuk e di kush kish mujt me e bë kaq “kaqamak”. Kurrë s’ka me pasë Kosova shtet pa i ndërru sekretarët permanentë. Ata janë hajnat më të mëdhenj të këtij shteti. Pse po bëhen këta kaq të mirë, pse po bëhen sekretarët kaq të mirë sepse janë si ata biznesmenët e Sali Berishës në Shqipëri se si ka ra janë bë me Edi Ramën menjëherë”.

Sipas tij, ministrat e Kosovës i frikësohen edhe shoferëve të vetë, sepse ata ua dinë 100 skandale atyre.

“…Pyeteni një ditë kryeministrin pse nuk është ndërruar asnjëherë shefi i transportit. Nuk ia di as emrin as mbiemrin por ia di funksionin sepse grave të ministrave po iu mbushë makinat me naftë. Ky shefi i transportit jo që nuk ndërrohet por nuk guxojnë me e ndërru se thotë se ka me kallxu për ty. Këtu ministrat iu tuten edhe shoferëve të vetë sepse shoferët ia dinë 100 skandale. Të gjithë e dinë se homologimi ka qenë plaçkë. Kam pyetje për Lutfi Zharkun. A është ndryshuar trakeja për Kaçanik? Pse nuk e ke shfuqizuar honologimin? Çdo gjë në Kosovë është monopol. Shyqyr që edhe gratë i kemi në emrat tanë se edhe ato na i kishin monopolizuar”.

Deputeti i AAK-së, Muharrem Nitaj, ka kërkuar sqarime shtesë nga deputeti Zeka në lidhje me informatat e tij se ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë i kishte kërkuar biznesmenti Sabri Novosella 800 mijë euro për ndërtimin e një hoteli në Brezovicë.

“Është e papranueshme kur një deputet thotë që ministria e Ambientit ka kërkuar 800 mijë euro dhe e ka zbrit në 600 euro. Prandaj desha të dijë sqarimin e deputetit, nga e ka marrë informacionin dhe pse nuk e ka denoncuaar rastin”.

Deputeti Zeka tha se informacionin e kishte marrë nga vetë biznesmeni Sabri Novosella.

“Prej që jam deputet kurrë nuk kam “shllajfitë”. Kam fol gjithmonë me emra. Informacionin e kam marrë drejtpërdrejt nga Sabri Novosella. Por njerëzit kanë frikë se qysh unë e kam paraqitë rastin e mi kanë vënë prangat edhe atij ja vënë prangat. Këtu është shtet xhungël me një prokuror si Aleksandër Lumezi”, u përgjigj Zeka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat