Zeka: Politikanët të fshehur prapa monopolit me KEDS-in

Aktuale

Zeka: Politikanët të fshehur prapa monopolit me KEDS-in

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:50
Deputeti Milaim Zeka

Deputeti Milaim Zeka, në seancën jashtëzakonshme theksoi se homologimi i automjeteve ka qenë një plaçkë tash e dhjetë vjet për popullin e Kosovës dhe askush nuk merr përgjegjësi.

Deputeti Zeka duke folur sistemin e brishtë të drejtësisë, tha se ka deputetë në Kuvend  që dinë biografinë e vet personale, me kënd janë të lidhur dhe se në këtë shtet nuk frikësohet askush sepse nuk ka kryeprokuror.

Ai mori shembull vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, duke theksuar se Kosova solli një ligj për dialog, dhe u pa që ligji është antikushtetues dhe se për këtë,  askush nuk shqetësohet fare.  

Zeka: Me pas prokuror sot e arreston Ahmet Isufin

“Homologimi, të gjithë e dimë, që ka qenë plaçkë, qe dhjetë vjet është plaçkitë populli, tash kemi me ndryshua sot, por ku është përgjegjësia. Kush po shkon në burg, ne kemi plotë monopole këtu. E kemi monopilin e rrymës. Pse është vetëm një kompani për blerjen e rrymës? Sepse janë politikanët të fshehur prapa saj. Me pas prokuror sot e arreston Ahmet Isufin, sepse Isufi e tha në këtë foltore: “Pse po fshiheni e nuk po tregoni kush janë politikanët prapa homologimit”. Pra, Ahmeti e dinë, e nuk po tregon. Pse nuk po tregojnë që Ministritë tona janë me shkatërruar biznesin privat, me bllokuar investimin e mërgatës shqiptare këtu… Qe Lutë se erdhe tash(Lutfi Zharku), deshta me ditë a është ndryshua traseja për Kaçanik, dhe e dyta pse nuk e ke zhdukë homologimin. Me qenë ministër si ti isha hyrë në zyre, veç kështu ia kisha bërë kështu (e kisha grisë kontratën)”, tha Zeka.

Debati  për ‘heqja e monopolit për automjete”  është ndërprerë, pasi  deputetët kanë shkuar në pauzë deri në orën 15:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat