Presidenti Hashim Thaçi ka ndarë sot urdhrin “Hero i Kosovës” për dëshmorin Dinë Grabovci, vëllain e zyrtarit të PDK-së, Adem Grabovci, shkruan "Bota sot".
Thaçi thotë se ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare.
Postimi i plotë:
Nderimi për dëshmorët është nderim për historinë e popullit tonë. Urdhrin “Hero i Kosovës”, sot e ndava edhe për dëshmorin Dinë Grabovci. Ai ishte veprimtar i lëvizjes kombëtare dhe kontribuues i jashtëzakonshëm në luftën tonë çlirimtare! HTH