Zbulohen arsyet pse Thaçi dhe Rama kërkuan ndihmën e Palmer, dhëndrin e Serbisë

Aktuale

Zbulohen arsyet pse Thaçi dhe Rama kërkuan ndihmën e Palmer, dhëndrin e Serbisë

Nga: D.RR Më: 28 qershor 2019 Në ora: 18:01
Edi Rama, Aleksandër Vuçiq dhe Hashim Thaçi

Palmer ka gruan serbe dhe viziton shpesh Serbinë, zbulohet arsyet pse Thaçi dhe Rama kërkonin ndihmën e tij

Prof. Dr. Enver Bytyçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se fakti që Palmer ka gruan serbe dhe ka deklaruar se viziton shpesh Serbinë, zbulon faktin se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po thërrasin në ndihmë të tyre lobin serb dhe Sorosin në Amerikë dhe më pas e shesin antishiptarizmin e tyre si politikë amerikane.

Postimi i plotë:

Dje thjesht kam bërë një pyetje retorike, se përse flet për Shqipërinë vetëm zoti Palmer në emër të SHBA-ve! Vërtet isha kurioz të dija shkakun!

Sot e mora përgjigjen nga vetë diplomati Palmer, kur tha se 'Jam i martuar më e një serbe të Beogradit dhe fëmijët e mij flasin serbisht'. Pastaj shtoi se do të dëshironte që jetën e tij në pension ta kalonte në Serbi.

Kjo zbulon faktin se Edi Rama dhe Hashim Thaçi po thërrasin në ndihmë të tyre lobin serb dhe Sorosin në Amerikë dhe më pas e shesin antishiptarizmin e tyre si politikë amerikane! Besoni po të doni te dhëndurët serbë dhe miqtë e Georg Soros! Këta për pak kohë ia ndalën vizën edhe kryeministrit të Kosovës, Haradinajt, por nuk zgjati shumë! Amerika nuk është lobi ruso-serb, as Soros!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat