Flet Arban Abrashi pasi Anton Çuni u zgjodh kryetar i LDK-së në Prizren

Aktuale

Flet Arban Abrashi pasi Anton Çuni u zgjodh kryetar i LDK-së në Prizren

Nga: N.Sh Më: 28 qershor 2019 Në ora: 20:22
Anton Quni, Ymet Rrahmani dhe Driton Selmanaj

Pas një procesi zgjedhor në degën e LDK-së në Prizren kryetar u zgjedh Anton Çuni.

Pas kësaj fitore të Çunit ndaj kandidatit tjetër të LDK-së, Driton Selmanaj kanë vërshuar urimet për të.

Edhe Arban Abrashi ka uruar Çunin për marrjen e detyrës së re në këtë pari.

“Urime Prizren!

Pas një procesi demokratik, fer e shembull, Kuvendi zgjedhor i LDK-së dega në Prizren, zgjodhi për Kryetar Anton Qunin.

Aktiviteti zgjedhor, angazhimi i elektoratit dhe strukturat e reja, janë garant për fitoren e LDK-së, në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe lokale.

Ju priftë e mbara ✌️✌️”, shkruan Abrashi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat