Mësohet se sa para harxhoi ekipi antikushtetues i Limajt dhe Ahmetit

Aktuale

Mësohet se sa para harxhoi ekipi antikushtetues i Limajt dhe Ahmetit

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 21:10
Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj

Ekipi negociator, në krye me Fatmir Limajn dhe Shpend Ahmetin, që u shpall kundërkushtetues nga Gjykata Kushtetuese, ka shpenzuar rreth 43 mijë euro që nga ekzistimi i tij.

Këto para të taksapaguesve shqiptarë janë shpenzuar për bileta aeroplani, paga, akomodim, ushqim dhe punëtori, raporton KTV.

Zëvendëskoordinatori Administrativ i Ekipit negociator, Ilir Cacaj, ka thënë se shpenzimet përfshijnë edhe të punësuarit në Zyrën Administrative.

Shpenzimet për paga kanë kaluar shumën e 17 mijë eurove.

“Nga shuma e përgjithshme, shpenzimet janë të ndara si vijon: Shpenzime udhëtimi (bileta aeroplani) për disa udhëtime në Bruksel – 22,251 euro. Shpenzime akomodimi dhe ushqimi (punëtori në Tiranë) për të gjithë anëtarët e Delegacionit dhe stafin përcjellës – 3.452 euro. Për paga janë shpenzuar 17.060 euro”.

Ekipi i dialogut ishte votuar në Kuvend në dhjetor të vitit të shkuar, ndërsa Qeveria e Kosovës kishte ndarë për të, 300 mijë euro.

Për këto shpenzime, deputetja Albulena Haxhiu ka thënë se ky ekip duhet të marrë përgjegjësi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat