A do t’i bashkohet Bajram Hasani partisë së Milaim Zekës?

Aktuale

A do t’i bashkohet Bajram Hasani partisë së Milaim Zekës?

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:25
Milaim Zeka dhe Bajram Hasani

Në letrën e dorëheqjes së tij, ish- ministri Bajram Hasani, ka kritikuar ish-bashkëpartiakët e NISMA’s duke thënë se sapo hynë në pushtet ‘privilegji e paraja i ndryshoi’.

Por, ata me të cilët e kaluam këtë rrugë të gjatë, të vështirë e plot sfida ndërruan faqe sapo shijuan privilegjet që t’i jep pushteti e paraja. Nuk desha dhe kurrë nuk do të dua të shkelë mbi djersën e njerëzve më të mirë të këtij vendi. Prandaj rrugët tona u ndanë. Kush më njeh e di mirë që unë kur e mbylli një kapitull nuk e kthej kokën prapa dhe as që dua të diskutoj, sepse nuk kam frikë nga asnjë gjë që e kam bërë gjatë punës. Thjeshtë ne nuk shikonim në drejtim të njëjtë me drejtuesit e partisë”, u shpreh Hasani në letrën e tij.

Hasani tutje thotë se ai do te vazhdojë të jetë aktiv në politikë dhe supozohet se mund t’i bashkohet partisë se Milaim Zekës.

“Miq, unë do të vazhdoj të jem pjesë e politikës. Bashkë me ata që më përkrahën, ata që më deshën do të vazhdojmë të japim kontributin tonë ruajtjen e shtetit, zhvillimin e tij dhe hapjen e perspektivave të reja. Kosova ka nevojë për njeriun e ndershëm, punëtorë dhe që e do këtë vend jo vetëm kur të ofron privilegje, por që je i gatshëm kurdoherë për të. Lufta jonë tash e tutje është për ta mbrojtur atë që u ndërtua mbi gjakun dhe mundin e shumë qytetarëve”, shkruan Hasani.

Kjo pasiqë Milaim Zeka ka qenë një nga ata që kur Hasani ishte larguar nga posti i ministrit, kishte deklaruar se ai ka qenë një nga ministrat më të mirë.

Kështu kishte deklaruar Zeka në një intervistë kohë më parë. Ndërkohë, Hasani njofton ehe zyrtarisht për dorëheqjen e tij, duke thënë në fund se ‘do të shihemi ne projekte të reja’.

Një projekt i ri – politik – me gjasë mund të jetë partia e Milaim Zekës, duke qenë se edhe Hasani jep dorëheqjen vetëm një ditë para se Zeka ta zyrtarizojë partinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat