Kuçi i AAK-së: Pa opozitën s’ka marrëveshje me Serbinë

Aktuale

Kuçi i AAK-së: Pa opozitën s’ka marrëveshje me Serbinë

Më: 28 qershor 2019 Në ora: 23:51
Blerim Kuçi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Blerim Kuçi, ka folur për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse përfundimtare për paqe mes dy vendeve.

Kuçi ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, se nuk mund të ketë kurrfarë marrëveshje me Serbinë, pa mbështetjen e opozitës së vendit.

“Pa opozitë, marrëveshje me Serbinë nuk ka”, është shprehur ai.

Kuçi ka theksuar se një marrëveshje e tillë kërkon dy të tretat e votave për të kaluar në Kuvendin e Kosovës. Kjo, sipas tij, s’arrihet dot pa opozitën.

“Jo sot, edhe një mandat tjetër, edhe pas dy mandateve, s’ka mundësi të kalohen marrëveshjet ndërkombëtare pa opozitën”, ka deklaruar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat