Gjuriq akuzon: Prishtina ka krijuar atmosferë të pamundshme në të cilën shtihet në njerëz që furnizojnë veriun e Kosovës

Aktuale

Gjuriq akuzon: Prishtina ka krijuar atmosferë të pamundshme në të cilën shtihet në njerëz që furnizojnë veriun e Kosovës

Nga: F. B. Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:19
Marko Gjuriq

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë Marko Gjuriq ka akuzuar pushtetin në Prishtinë se ka krijuar “atmosferë të pamundshme” në të cilën siç tha “ arreston dhe shtinë në njerëz” që organizojnë furnizimin e veriut me artikujt elementar jetësor, shkruan “Danas”, përcjell “Bota Sot”.

Ai ka vlerësuar se “me aksion të fuqishëm të dhunshëm dhe agresi” pushteti në Prishtinë janë prerë “lidhjet alternative” ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

„Para dy jave në territorin e komunës së Leposaviqit është shtënë me armë automatike në kampionin q transportonte artikuj elementar për jetë, ndërsa ditë me parë policia kufitare ka sulmuar drejtuesin e një kombi-busi që ka bartur artikuj suqhimor nga Zveçani në Mitrovicë” ka thënë Gjuriq për Tv Pink.

Duke komentuar incidentin e ndodhur në Vlorë në takimin e CEFTA-së, kur përfaqësuesi i Prishtinës ka gjuajtur me shishe uji përfaqësuesin e delegacionit serb, Gjuriq ka vlerësuar se bëhet fjalë për “lëshim shovinist”.

„Kjo ndodhë kur një elite politike shoviniste të i jepet rasti i qasjes në organizatat ndërkombëtare” ka thënë Gjuriq duke shtuar se Serbia në kohët e fundit ka pasur sukses të pamundësoj anëtarësimin e Prishtinës në 9 organizata ndërkombëtare “kyçe dhe zhurmshme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat