Isa Mustafa i reagon ashpër Muharrem Nitajt, pasi ky i fundit e krahasoi me vezë të pulës

Aktuale

Isa Mustafa i reagon ashpër Muharrem Nitajt, pasi ky i fundit e krahasoi me vezë të pulës

Nga: D.RR Më: 29 qershor 2019 Në ora: 14:30
Isa Mustafa

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i ka reaguar menjëherë deputetit të AAK-së, Muharrem Nitajt, pasi ky i fundit fillimisht tha se Isa Mustafa është dashur të jap dorëheqje sa ka qenë kryeministër, për disa shkelje siç i quan ai të Kushtetutes.

“Pula e kojshisë gjithmonë venë e bën më të madhe”, ka thënë ndër tjera Nitaj.

Mustafa këtë deklaratë të Nitajt e ka quajtur të turpshme, teksa ka theksuar se me asnjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se ai e ka shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur është zgjedhur Kryetar i Kuvendit.

Reagimi i plotë:

Është e turpshme kur një deputet i Kuvendit të Kosovës e krahason një vendim të Gjykatës Kushtetuese me vezët e vogla dhe të mëdha. Në këtë nivel ka rënë deputeti ynë dhe në këtë nivel ka katandisur përgjegjësia dhe ndërgjegjja jonë shtetërore.
Çdo vendim i Gjykatës Kushtetuese është i qartë. Me asnjë shkronjë Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar se unë e kam shkelur Kushtetutën në vitin 2014 kur jam zgjedhur Kryetar i Kuvendit. Por, unë e kam respektuar vendimin e Gjykatës për procedurat, dhe ditën që është publikuar e kam braktisur zyrën e Kryetarit të Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese nuk ka konstatuar në asnjë pikë se është shkelur Kushtetuta me Marrëveshjen për kriteret për Asociacionin në vitin 2015, sepse marrëveshja nuk ka qenë akt juridik, por ka dhënë vërejtje për frymën kushtetuese, dhe ka konstatuar se Asociacioni duhet të themelohet sipas Marrëveshjes së parë të vitit 2013, të nënshkruar nga Thaçi dhe të ratifikuar nga Kuvendi.
Prandaj, Gjykata kushtetuese nuk mbaron vezë, në logjikën e deputetit tonë, por sjell vendime. Dhe shkelësit, përfshirë edhe deputetët që kanë votuar Ligj në kundërshtm me Kushtetutën duhet ta ndien veten përgjegjës. Ndryshe, tallen me vetëveten, tallen me shtetin e Kosovës që e kanë mbërthyer deri në fyt me krim dhe korrupsion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat