Limaj: E mbyten vendin nga kalkulimet partiake

Aktuale

Limaj: E mbyten vendin nga kalkulimet partiake

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:48
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka ftuar partnerët koalicionit për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit pas vendimit të Kushtetueses dhe pastaj si subjekt politik do të marrin qëndrimin e duhur se si do të ecim tutje.

Limaj në një konferencë për media fillimisht th se respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për ekipit për dialog, derisa përmendi mandatin e Shpend Ahmetit, të cilin e ka dorëzuar në Kuvend.

Ai ka ftuar partnerët e koalicionit për të bashkëbiseduar për zhvillimet e fundit pas vendimit të Kushtetueses.

Limaj: Dua t’i dëgjoj partnerët e koalicionit pastaj do të marrim qëndrimin

“Dua t’i dëgjoj partnerët e koalicionit se si i shohin hapat e mëtutjeshëm rreth kësaj teme dhe pasi t’i dëgjojmë partnerët e koalicionit, ne si Nismë dhe unë personalisht do të marrim qëndrimin e duhur se si do të ecim tutje. Ajo që mund të iu them tani më është më se e qartë se Kosova fatkeqësisht nuk e ka një delegacion shtetëror siç e ka pasur. Ne kemi të kemi bërë përpjekje të jashtëzakonshme që në bisedimet me Serbinë mos të na paraqiten gabimet e së kaluarës, të kemi një gjithëpërfshirje të spektrit politik të Kosovës, pozitë dhe opozitë. Kam qenë nga dita e parë dhe jam edhe tani i bindur që kurdo që duhet të dialogohet me Serbinë duhet të kemi një unitet politik, pozitë dhe opozitë sepse çështja e bisedimit me Serbinë nuk është çështje ligjore por është çështje e vullnetit politik, është çështje tërësisht politike dhe të gjithë akterët politik që kanë besimin e qytetarëve, qoftë p ozitë e opozitë duhet të marrin përgjegjësit e tyre për t’ia nxjerrur vendit tonë  marrëveshje sa më të mirë dhe për ta mbyllur një herë e mirë temat e hapura me Serbinë“, tha ai.

Limaj është pyetur edhe për paratë që janë shpenzuar nga delegacioni, duke thënë se ta pyesin administratën pasi është çështje teknike.

Limaj: Delegacioni i ka kryer punët e veta

”Pyetni administratën besoj që është çështje teknike. Detyrat tona shtatore vazhdojnë të jenë dhe në detyra shtetërore kanë obligim që përfaqësuesit e shtetit t’i kryejnë punët shtetërore. Ne menjëherë kemi marrë detyrën dhe e kemi kryer pa e shikuar sa ka funksionuar si tërësi, delegacioni i ka kryer punët e veta”, tha ai.

Sipas tij, delegacioni nuk është anti kushtetues pasi është organ i krijuar nga Kuvendi i Kosovës, por ligji për kompetencat e delegacionit është i panevojshëm.

Po ashtu, Limaj është pyetur edhe për kërkesën e opozitës që pas vendimit të Kushtetueses, vendi të shkoj në zgjedhje.

Limaj: E mbyten këtë vend nga kalkulimet partiake të ngushta

“Pa bashkëpunimin e tërë spektrit politike nuk mund të interpretojmë marrëveshje me Serbinë. Besoj që opozita e ka të qartë, edhe nesër nga pozita e pozitës, ata kanë me pas nevojë për mbështetjen e opozitës, prandaj apeli imë për të gjithë partitë politike është që është momenti kur bisedohet për interesa nacionale të kalojnë nga kalkulimet individuale, na mbyten këtë vend nga kalkulimet partiake të ngushta, duhet një herë e mirë, sidomos në negociatat me Serbinë t’i lëmë anash për një moment kalkulimet individuale, t’i lëmë anash egot individuale dhe të bashkohemi për t’ia nxjerr vendit tonë një marrëveshje sa më të mirë.........nuk e ka luksin asnjë forcë politike e Kosovës të bëj kalkulime deri në atë nivel sa që të dëmtojë mundësinë e pozicionimit sa më të fuqishëm të Kosovës për të nxjerr një marrëveshje“, tha ai.

Ai shtoi se tha se delegacioni është votuar dy muaj para se të nxjerrët ligji dhe ka bërë një punë të jashtëzakonshme, pasi ka kthyer në normalitet situatën që ka qenë para se të krijohet delegacioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat