Familjarët me fjalë prekëse për të rinjtë që vdiqën sot në autostradë

Aktuale

Familjarët me fjalë prekëse për të rinjtë që vdiqën sot në autostradë

Nga: A.ZH Më: 29 qershor 2019 Në ora: 15:53
Të rinjtë që vdiqën në autosradën "Ibrahim Rugova"

Dy konduktorë kanë humbur jetën në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, duke rënë në një humnerë në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Arianit Bytyqi 26-vjeçar dhe Gentrit Gallopeni 20-vjeçar, vdiqën derisa po kalonin nga një trase në tjetrën në autostratën “Ibrahim Rugova”, në segmentin Suharekë – Duhël.

Vdekja e tyre ka pikëlluar edhe të afërmit, të cilët kanë shkruar fjalë prekëse në rrjetet sociale, përcjell Bota sot.

Fitim Morina ka shkuar fjalë prekëse për tezakun e tij Gentrit Gallapenin dhe shokun Arianit Bytyqi, duke treguar se me ta kishte bërë shumë plane për të ardhmen.

Morina në një postim në Facebook, ka thënë se dy të rinjtë e vdekur e donin aq shumë njëri-tjetrin, sa vdiqën bashkë.

“Ooo tezaki jem Gallapeni Gentrit a ki harru qa kem fol per te ardhmen pse um tradhtove edhe ikee e me le vetem , ti sje mi realizu planet qe i kem mendu do te kujtoj gjithmon tezaki jem i dashur inshalla ne xhehnet…. Oo shoku Arianit Bytyqi mthojshe Geti djal i mir e i urt a kaq shum u pasket dasht sa te dyt per ni dit me shku ne boten tjeter. Do te ju kujtoj gjdo here inshalla ne xhenet”, thuhet në shkrimin (pa ndërhyrje) e Fitim Morinës.

Policia në njoftimin për media, ka treguar se për rastin në fjalë, ka arrestuar 3 shoferë të autobusave, të cilët janë ndalur në autostradë në kundërshtim me ligjet e komunikacionit rrugor dhe se ata me urdhër të prokurorit, janë dërguar në mbajtje për 48 orë./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat