Vuçiq vazhdon me diskursin e njëjtë, thotë se serbët e Kosovës janë të rrezikuar

Aktuale

Vuçiq vazhdon me diskursin e njëjtë, thotë se serbët e Kosovës janë të rrezikuar

Më: 29 qershor 2019 Në ora: 16:23
Aleksander Vuçiq

Presidenti serb, Aleksander Vuçiq, ka vazhduar me diskursin e tij të njëjtë për siç pretendon ai, rrezikun që i kanoset serbëve të Kosovës.

Sipas tij, nëse serbët nuk mbrohen nga ata që duhet, ka kush ta bëjë një gjë të tillë, shkruan lajmi.net.

“Për dallim nga ata që ishin më herët, ne sot për Kosovën flasim, ne nuk turpërohemi nga askush dhe para askujt në botë. Para tyre ne mund të themi se ne kemi bërë çfarë ka qenë e mundur për të arritur tek kompromisi, por të tjerët nuk e deshën këtë kompromis”, ka thënë ai.

Siç ka thënë ai, Serbia në kohën e tij është përpjekur për kompromis, për një arsye.

“Jemi përpjekur të arrijmë kompromis, jo pse jemi më të dobët nga ata që ishin më herët, por për shkak se ata për kompromis askush s’i kishte pyetur por ua kishte imponuar zgjidhjen”, ka thënë Vuçiq.

Kujtojmë se ditëve të fundit ka pasur raportime për inskenimin e një katastrofe humanitare në veri.

Këtij plani i kanë kontribuar edhe deklaratat e krerëve shtetërorë serbë, përfshirë edhe drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i cili dje qëndroi në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat