Anton Quni është zgjedhur dje kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Komunën e Prizrenit.
Ai përballë në garë kishte kolegun e tij Driton Selmanaj. Quni fitoi 54 vota nga gjithsejt 99 delegatët e pranishëm, duke lënë pas Selmanajn, që mori 45 vota.
Quni pas zgjedhjes, ka thënë se do të angazhohet në rast të besimit të marrë, për t’i a kthyer shkëlqimin e dikurshëm që ka pasur kjo parti, duke kërkuar unitet dhe bashkëpunim brenda këtij subjekti politik.
Ndërkaq, Selmanaj ka thënë se pavarësisht rezultatit, ai do të jetë në shërbim të rifuqizimit të LDK-së dhe përkrah Qunit.
E kjo që deklaroi Driton Selmanaj, u dëshmua edhe pas marrjes së detyrës nga Quni. Në një video të publikuar nga votimet e djeshme, shihet se të dy deputetët e LDK-së, kanë lidhje të ngushta mes vete përkundër garës.
Ata shihen duke bërë shqiponjën para delegatëve të pranishëm, duke treguar edhe një herë shembull për të tjerët.
Ndryshe, Quni në këtë pozitë, e zëvendëson Haxhi Avdylin, i cili mbajti këtë post për 4 vjet./BS