Flet për herë të parë pas humbjes Driton Selmanaj, ka disa fjalë për Anton Qunin dhe LDK-në

Aktuale

Flet për herë të parë pas humbjes Driton Selmanaj, ka disa fjalë për Anton Qunin dhe LDK-në

Nga: N.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 18:04
Anton Quni dhe Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Anton Quni u zgjodh kryetar i degës së LDK-së në Prizren. Dega e LDK-së në Prizren, dje pasdite mbajti Kuvendin e IX zgjedhor, ku nga 99 delegatët 54 prej tyre kanë zgjedhur Qunin, për kryetar të ri të këtij subjekti politik në Prizren. Kundërkandidati i tij, Driton Selmanaj, mori gjithsejtë 45 vota.

E, sot deputeti Driton Selmanaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ka uruar Qunin për pozitën e re, ndërsa, thotë se kapaciteti i tij do të jetë në dispozicion të LDK-së në Prizren kudo dhe kurdo që kërkohet.

“Normalisht në fund gara e nxjerrë vetëm një fitues dhe Delegatët vendosën që besimin tia japin konkurentit tim z. Quni. Nga fitorja e madhe që u kurorëzua i gjithē procesi, kultura demokratike e anëtarësisë, gara fer dhe korrekte mes nesh, nxjerrë përfundimin që ky proces nuk nxori humbës, por fitues jemi të gjithë. Z. Quni i uroj suksese dhe gjitha të mirat në udhëheqjen e Degës së LDK-së në Prizren. Unë në kapacitetin tim do jem në dispozicion të LDK-së kudo dhe kurdo që kërkohet nga unë”, shkruan Selmanaj në Facebook.

Ja shkrimi i tij:

Të nderuar anëtarë e simpatizantë të Degës së LDK-së në Prizren,

Pas një periudhe dy mujore mbrëmë i përfunduam zgjedhjet e brendshme në degën e LDK-së në Prizren. Gjatë kësaj periudhe kam takuar dhe biseduar me qindra aktivistë të LDK-së, të cilët e them me bindje më bënë krenar që jam pjesë e juaja.

E rëndësishme është se i gjithë ky proces zgjedhor u karakterizua me një atmosferë të qetë, demokratike dhe mjaft kompetitive mes meje dhe kolegut tim të nderuar Anton Quni.
Normalisht në fund gara e nxjerrë vetëm një fitues dhe Delegatët vendosën që besimin tia japin konkurentit tim z. Quni.

Nga fitorja e madhe që u kurorëzua i gjithē procesi, kultura demokratike e anëtarësisë, gara fer dhe korrekte mes nesh, nxjerrë përfundimin që ky proces nuk nxori humbës, por fitues jemi të gjithë.

Z. Quni i uroj suksese dhe gjitha të mirat në udhëheqjen e Degës së LDK-së në Prizren. Unë në kapacitetin tim do jem në dispozicion të LDK-së kudo dhe kurdo që kërkohet nga unë.

Suksese dhe na priftë e mbara!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat