Profesori i Parisit tregon se a do të aderojë në partinë e Milaim Zekës

Aktuale

Profesori i Parisit tregon se a do të aderojë në partinë e Milaim Zekës

Nga: N.H Më: 29 qershor 2019 Në ora: 20:10
Nezir Kraki

Edhe zyrtarisht është bërë prezantimi i Partisë Euroatlantike e Kosovës që do të njihet me shkurtesën PEK.

Partia e cila udhëhiqet nga deputeti Milaim Zeka, njofton se do të luftojë për shtet ligjor dhe për standarde euroatlantike.

Në këtë parti, është lakuar edhe emri i profesorit dhe ligjëruesit të Parisit, Nezir Kraki, rreth një aderimi të mundshëm.

Mirëpo, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Kraki ka mohuar një gjë të tillë.

Ja shkrimi i tij:

Shoqni,

Disa miq me kane njoftu se emri im ishte permend si aderim ne partine e Milaim Zekes.

I raftë gurit e drunit thuhet n’Dukagjin. Dmth larg qofte!

E verteta është se une turperohem me u gjet ne shtetin e njejt me tipa te tille, tash merreni me mend me aderu aty.

Vakia Zotit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat