Zyrtari i PDK-së: Demarkaicioni, vizat dhe bisedimet kanë diçka të përbashkët

Aktuale

Zyrtari i PDK-së: Demarkaicioni, vizat dhe bisedimet kanë diçka të përbashkët

Nga: A.ZH Më: 30 qershor 2019 Në ora: 07:34
Foto ilustrim

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës Arben Gecaj, ka thënë se demarkacioni, vizat dhe dialogu, janë keqpërdorur dhe instrumentalizuar deri në atë masë sa e kanë humbur kuptimin.

Ai ka thënë se këto tema janë “shtjerrë” dhe shihen më shumë si irrituese se sa si diçka pozitive, përcjell Bota sot.

Sipas tij, qytetarët e Kosovës, kanë hequr dorë nga politika, derisa të bëmat e politikanëve i shohin si diçka “ekzotike”.

Reagimi i Gecajt:

Demarkacioni më heret, vizat, e tani bisedimet kane dicka te perbashket. Tri keto tema i kemi lodh si politikë , por parasegjithash keqeperdor e instrumentalizu deri ne ate mase, sa qe e kane humbur kuptimin. Ato tani me shume iritojne se sa qe shihen si dicka pozitive nga e cila do te duhej te perfitonin qytetaret. Aq shume jane shtjerre si tema, sa qe per „ boren e parvjeme“ gjen me shume motiv me tematizu.

Nje gje megjithate eshte pozitive. Qytetaret cdo dite e me shume jane me qindra hapa para politikes. Ata me gjeturine e kreativitetin e tyre e kane tejkalu politiken. Thjesht, jane shume me kreativ dhe racional, gati se ata s‘kan nevoje me per shumicen e njerezve ne politik, thjesht i kan qu duart dhe i shikojn si dicka ekzotike, me u argetu me t‘bamet e te pa bamet e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat