Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka dekoruar sot me urdhrin “Hero i Kosovës”, dëshmorin Jakup Agushin në përvjetorin e rënies së tij.
Ai ka shkruar në Facebook, ka shkruar se “nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd”.
Postimi i plotë:
Nuk ka heroizëm më të madh se të japësh jetën në front kundër armikut për lirinë e vendit dhe popullit tënd. Para 21 vjetësh, në mëngjesin e 30 qershorit 1998, jetën e dha edhe dëshmori Jakup Agushi, të cilin në këtë përvjetor e dekorova me urdhrin “Hero i Kosovës”. Dëshmorët, jeta dhe veprat e tyre, janë themele të lirisë dhe pavarësisë sonë! HTH