Vesiç: Qëllimi i shqiptarëve është ndarja e serbëve, por nuk kanë sukses prandaj janë nervoz

Aktuale

Vesiç: Qëllimi i shqiptarëve është ndarja e serbëve, por nuk kanë sukses prandaj janë nervoz

Nga: F.B Më: 30 qershor 2019 Në ora: 12:58
Goran Vesiç

Beograd dhe Serbia do të gjej mënyrën që të ndihmoj banorët serb në Kosovë ka deklaruar zëvendës kryetari i Beogradit Goran Vesiç, duke shtuar se përfaqësuesit  e qytetit të Beogradit kanë nënshkruar 15 marrëveshje me mjedise në Kosovë, shkruan “B92” përcjell “Bota Sot”.

"Secila nga këto 15 komuna të Beogradit do kujdeset për një mjedis në Kosovë dhe këtë shembull duhet ta ndjekin edhe pushtetet tjera lokale” ka thënë ai për TV Pink.

Sipas tij qëllimi i vendosjes së taksës në mallrat serbe është përpjekje e shqiptarëve që të krijojnë jo stabilitet dhe që serbët të zhvendosen.

Secilin vit ka më pak e më pak serb theksoi Vesiç duke shtuar se duhet të gjendet mënyrë që të mbështetet popullsi në situatën e krijuar.

"Qëllimi i serbëve është ndarja mes serbëve, por përball kanë një Serbi të fortë dhe lider të fuqishëm dhe të respektuar në bashkësinë ndërkombëtare prandaj planet nuk iu kanë sukses dhe janë bërë nervoz ", ka thënë ai .

Sipas tij është e dukshme se ShBA tash shohin se duhet të respektohen interesat e serbëve dhe pa Serbinë është e qartë se nuk ka zgjidhje.

Vesiç thotë se Vuçiq me iniciativën diplomatike dhe imazhin e vetë ia ka dal të ndryshoj raportin e fuqive botërore rreth çështjes së Kosovës.

Pas lajmit se Donalt Tramp ka shkel në truallin korean në zonë të demilitarizuar, ai shprehu shpresën se ShBA do të bëjnë hap të guximshëm edhe në lidhje me Kosovën.

Vesiç theksoi se fakti i respektimi i interesit serb në lidhje me Kosovën, shpreson që të shkoj deri aty që ShBA të kuptojnë hapin e guximshëm që shqiptarët të pranojnë kompromisin mes serbëve dhe shqiptarëve  në mënyrë që të arrihet zgjidhje e përhershme për këtë problem.

"Shqiptarët me dekada kanë punuar në Amerikë dhe kuptojnë politikën amerikane, kanë lotuesit, ndërsa na nuk kemi pasur ata në vitet 80-ta dhe 90-ta. Ne atë betejë e kur janë në pyetje ShBA e kemi humbur . Kohëve të fundit gjërat kanë ndryshuar fal poliitkës së Vuçiqit dhe angazhimit tij personal", tha ai.

Pikërisht fal kësaj, tash edhe fuqitë e mëdha si ShBA e shohin si të nevojshme respektimi i interesit të serbëve në Kosovë sikur edhe trashëgimisë kulturore e fetare dhe pa Serbinë  nuk ka zgjidhje të përhershme, që është fitore e madhe në rrugën drejtë zgjidhjes së përhershme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat