Zbulohet marrëveshja e Haradinajt me PDK-në

Aktuale

Zbulohet marrëveshja e Haradinajt me PDK-në

Nga: A.M. Më: 30 qershor 2019 Në ora: 14:00
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj

Anëtari i Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Zogiani, ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Ramush Hardinaj, i cili ka folur për dialogun me Serbinë.

Për më tepër, Zogiani ka thënë se me sa duket marrëveshja e PDK-së me Hardinaj  është për negociatat.

Ai përmes një postimi në Facebook, është shprehur se “Me këte shkelje kushtetuese (të konfirmuar tashmë) ai hapi rrugën për Hashim Thaçin që të flas si të jetë ai qeveri! Një tjetër shkelje kushtetuese!”.

Postimi i plotë:

Haradinaj lavderohet se shpetoi shtepine nga zjarri, te cilin e nisi vete!

 

Fillimisht, Haradinaj, kur tha, une s'jam i zoti per negociata, hoqi dore nga nje obligim kushtetues...

Te kete qene kjo marreveshje per koalicion me PDK-ne apo jo? Duket keshtu, por nuk e dijme sakt...

Me kte shkelje kushtetuese (te konfirmuar tashme) ai hapi rrugen per Hashim Thaçin qe te flas si te jete ai qeveri! Nje tjeter shkelje kushtetuese!

Kur Thaçi e pa se nuk po mundet me krijue perkrahje per aventurat e tij, e beri nje hap per ta pasqyrue veten ne kuvend dhe krijoi te ashtuquajturin Ekipe Shteterore. Nje tjeter shkelje kushtetuese tashti e Kuvendit, poashtu e konfirmuar nga kushtetuesja.

 

Duke e pare se si po shkojne te gjitha drejt nje katastrofe, Haradinaj u kap per nje vendimi fort re papergaditur, ate te takses ndaj produkteve serbe.

Sot ai na thote, une e ndala Thaçin, duke bere llogari ne memorjen e shkurter te publikut.

Zoti Haradinaj ju ia dhat Thaçit kete proces ne dore... taksa ishre perpjekje qe edhe kjo te mos shenderrohej ne nje skandal sikur kufiri me Malin e Zi.

Pra, ju mund te krijoni edhe katastrofa tjera dhe pastaj te pretendoni se i ndalet...

A e ndalet ju edhe 55 milionedhin per Dukagjini Residence?    

I bie qe ju e ndalet, sepse hoqet dore nga ky skandal, pasi qe VV e nxori ne drite. Ngjashem me kte po pretendon se e ndale Thaçin ne ndarjen e Kosoves, por demi u shkaktua, sepse sot flitet ne qendra te ndryshme boterore per ndarje... e kte dem e niset ju kur hoqet dore nga kompetencat kushtetuese, duke bere ndoshta shkeljen me te madhe te kushtetites deri sot!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat